Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

2 zyrtarizime të tjera, Flamurtari merr një sulmues dhe një portier

Flamurtari zyrtarizon dy afrime të tjera. Bëhet fjalë për një sulmues dhe një portier. Bajram Nebihi dhe Elidon Selaci kanë firmosur për një sezon me skuadrën vlonjate dhe menjëherë janë vendosur në dispozicion të stafit teknik. Sulmuesi 31-vjeçar Nebihi vjen nga kampionati kosovar ku sëfundmi është aktivizuar me skuadrën e Ballkanit ndërsa në karrierën e tij të gjatë ka provuar të luajë në Gjermani, Turqi, Finlandë e Malajzi. Sezoni i tij më i mirë në karrierë ka qenë në vitin 2017-të, kur me skuadrën e Ubon United në Tajlandë ka realizuar 12 gola në 28 ndeshje. Nebihi shquhet si një lojtar që lëviz shumë pasi në karrierën e tij ka ndërruar më tepër se 10 skuadra. Me eksperiencën që zotëron 31-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar e sulmit të Flamurtarit. Në këtë repart vlonjatët kanë edhe Xhevahir Sukajn, Jurgen Vatnikajn dhe Ardit Hoxhajn. Përsa i përket portierit Elidon Selaci i cili pritet të jetë zëvendësi i Shpëtim Moçkës, sezonin e fundit 29-vjeçari ishte pjesë e Kamzës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...