Bundesliga

20 milionë € diferenca, Bayerni merr vendimin final për Lewandowskin

Drejtuesit e Bayern Munchen janë dorëzuar më në fund në lidhje me Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak kërkon prej kohësh transferimin te Barcelona, edhe pse ka edhe një vit kontratë me bavarezët.

Mes palëve nuk kanë munguar përplasjet në kohët e fundit. 33-vjeçari polak, i cili ia doli të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesligës gjatë tetë viteve të kaluara te Bayerni, e ka ndarë mendjen të vijojë karrierën në “Camp Nou”.

Sky Sport De raporton se rekordmenët e futbollit gjerman kanë pranuar ta shesin në La Liga, por Barcelona duhet të paguajë 60 milionë euro për kartonin e kapitenit të Polonisë.

Oferta e fundit e klubit katalanas ishte 40 milionë euro, por te Barcelona, që ka gati një kontratë 3-vjeçare me pagë 12 milionë euro në sezon për Lewandowskin, duhet të shtojnë edhe 20 milionë euro të tjera për ta vendosur nën urdhrat e Xavit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency