Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

20 tituj në 25 vite histori! Sheriff Tiraspol pa rivalë, Regi Lushkja kampion Moldavie

Sheriff Tiraspol nuk ka rivalë në Moldavi. Skuadra ku u transferua Regi Lushkja në merkaton e janarit, fitoi titullin kampion dy javë përpara fundit pas triumfit 0-3 në transfertë ndaj Dinamo-Auto.

Ky ishte titulli i 20-të në histori për klubin që u krijua vetëm në vitin 1997, dhe i shtati radhazi për ekipin që u kualifikua këtë sezon për herë të parë në grupet e Champions League.

Fitorja ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu” nuk harrohet, teksa rrugëtimi europian i Sheriffit u ndal nga portugezët e Bragës në raundin e 1/16-ve në Europa League.

Feston titullin e parë në karrierë edhe ish-kapiteni i Laçit, i cili ka shënuar një gol në kampionatin moldav në pesë përballjet që ka luajtur me Sheriffin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...