Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

20-vjeçari në fokusin e klubeve më të mëdha europiane, ish-futbollisti: I ngjan Gerrard dhe Lampard

Gabri Veiga është një nga premtimet më të mëdha të futbollist spanjoll. 20-vjeçari po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Celta Vigos teksa në 29 ndeshje të LaLigas, ja ka dalë të shënojë nëntë gola si dhe të asistojë në katër raste. Mesfushori me tipare ofensive ka përfunduar në shënjestrën e klubeve më të mëdha europiane si Real Madrid, Manchester City, Arsenal, Liverpool apo edhe Newcastle.

Klauzola në kontratën e Veigas është 35 milionë paund teksa nga ana tjetër, ka nisur edhe një “luftë” mes agjentëve të ndryshëm për ta pasur në menaxhim. Në këtë garë është i përfshirë edhe vëllai i Pep Guardiolës, Pere që do të lehtësonte kështu një transferim të 20-vjeçarit te City. Megjithatë, Veiga duket më shumë i destinuar për të përfunduar nën menaxhimin e izraelitit të famshëm, Pini Zahavi.

Ndërkohë, në Spanjë, Veigën e krahasojnë me emra të mëdhenj së të kaluarës si Steven Gerrard apo Frank Lampard. Ish-lojtari i Barcelonës si dhe ish-trajneri i Brighton apo Watford në Premier League, Oscar Garcia, shprehet se Veiga është një lojtar që përdor të gjithë fushën dhe nuk është statik si Busquets apo Rodri.

Lexo edhe:  

“Nuk më pëlqen të krahasoj lojtarët, por Veiga ka disa ngjashmëri me lojtarë nga e kaluara si Steven Gerrard apo Frank Lampard. Është një lojtar që i pëlqen të avancoj në fushë dhe të luaj me topin. Nuk është tipi i Sergio Busquets apo Rodri. Avantazhi i tij është se ka një fizik të mirë dhe shumë teknik.

Pika e tij më e fortë është kontrolli i topit dhe me një lëvizje ja del të shmangë kundërshtarët. Veiga do të ishte i suksesshëm në çfarëdo lige, edhe në Premier League do të bënte mjaft mirë. Është i zoti që të përshtatet, edhe gjatë një ndeshje mund të ndryshojë dhe të adaptohet me mënyrën e lojës. Është një aftësi që nuk e gjen te shumë lojtarë aktualë, sidomos kur vjen puna tek të rinjtë”, u shpreh Garcia.
Lexo edhe:  

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...