Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

2018-ta viti i duhur për kalimin e Lewandowskit te Reali i Madridit

Robert Lewandowski beson tek shprehja e treta e vërteta, këtë herë duke u shfaqur besimplotë se shumë shpejt do të mbajë veshur fanellën e Realit të Madridit pas dy herëve kur transferimi i tij i shumëpërfolur mbeti në tentativë.Siç raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” tashmë është arritur edhe akordi mes drejtuesve të Los Blancos dhe Pini Zahavit, që përkon  të jetë agjenti më i ri i sulmuesit polak.29-vjeçari i Bayern Munich beson se tashmë është në rrugën e duhur për të mbyllur me suskes tratativën që synohet nga vetë ai, i cili kërkon t’i japë lamtumirën klubit gjerman që këtë sezon, për të veshur fanellën e bardhë të Realit të Madridit. Lewandowski, i cili do të festojë 30-vjetorin në muajin gusht ka një kontratë të vlefshme me Bayernin deri në verën e vitit 2021, por është i bindur se ka ardhur momenti për t’u larguar, me drejtusit e klubit gjerman që duhet të mbështesin dëshirën e tij për t’u transferuar në Santiago Bernabeu. Vetë drejtori i përgjithshëm i bavarezëve Karl-Heinz-Rummenigge, ka deklaruar sëfundmi se do t’i hapin dyert e largimit për këdo lojtar që nuk dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e organikës së Bayernit ndryshe nga sezonet e shkuara kur një çështje e tille nuk merrej në konsidratë nga drejtuesit e klubit. Sulmuesi polak numëron 32 gola këtë sezon 23 prej të cilëve në Bundesligë duke e renditur atë automatikisht në kryegalëshënuesin e kampionatit gjerman. Ky përkon të jetë sezoni i katërt që Lewandowski aktivizohet me Bayernin me të cilët numëron një 182 prezenca.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...