Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

2019-ta perfekte për Partizanin, por tani nis muaji vendimtar!

5 fitore në po kaq ndeshje, 11 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar, kualifikim në çerekfinalet e Kupës dhe një arratisje me 8 pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt në kreun e renditjes. Mes Kupës e kampionatit kanë shënuar plot 8 lojtarë, Hebaj, Trashi, Mensah, Mala, Asani, Çinari, Bardhi dhe Telushi. Shifrat thonë se 2019-ta është e kuqe. Partizani është e vetmja skuadër e Superiores që i ka fituar të gjitha takimet e luajtura këtë vit kalendarik, skuadra takim pas takimi forcon bindjen se është e denjë për titullin, ndërsa Skënder Gega ka ditur që të menaxhojë në perfeksion energjitë dhe minutat për një skuadër që në rrugëtimin e saj drejt trofeut të ëndërruar ka si pikë të fortë pikërisht grupin. Por pasi gjithmonë ka një por, është ende herët për të bërtitur urra, 8 pikët e diferencës janë vërtet një jastëk komod sigurie nga Kukësi, por kurrësesi një jastëk për të fjetur mbi dafina, ndërkohë që nuk duhet harruar se nga 5 ndeshjet e fituara këtë vit, plot 3 prej tyre janë ndaj Kastriotit. Skuadra krutane meriton respektin maksimal për atë që po bën me Devollin në stol, por kalendari në vijim është një malore e vërtetë për 15 herë kampionët, një tur i vërtetë force që me shumë mundësi do të thotë fjalën e fundit në lidhje me tentativat e rivalëve për të rikuperuar terren. Partizani do të ketë në radhë transfertën me Laçin, një sfidë në shtëpi me Flamurtarin, derbin me Tiranën, Teutën dhe pastaj sfida direkte me Kukësin, deri atëherë , nëse ja dalin të ruajnë të njëjtën diferencë, mund të thuhet me plot gojën se Gega dhe djemtë e tij kanë hedhur një hipotekë të rëndë për titullin kampion, për të kuqtë muaji vendimtar në marshin drejt titullit nis pikërisht tani.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...