Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ja kur nis sezoni 2022-2023 në kampionatet kryesore në Europë

Edicioni 2021-2022 ka ulur siparin në ligat kryesore në kontinentin “e vjetër” dhe tashmë fokusi është kthyer nga sezoni i ri.

Edicioni futbollistik 2022-2023 do të nisë më shpejt seç jemi mësuar, kjo për shkak të fazës finale të Kupës së Botës, që për herë të parë në histori do të luhet në fundvit, më saktë në periudhën nëntor-dhjetor. Kjo ndikon drejtpërdrejtë edhe në nisjen dhe zhvillimin e kampionateve, pasi do të kenë pak kohë në dispozicion për të rekuperuar energjitë, pasi rikthimi në fushën blertë do të jetë i shpejtë.

Kështu, kampionati anglez, Premier League do të “luajë” topin e parë për sezonin e ri më 6 gusht dhe do të mbyllet më 28 maj 2023. Ashtu si në “ishull” edhe në Francë, sezoni i ri do të fillojë më 6 gusht dhe është parashikuar të mbyllet më 3 qershor 2023.

Kampionati spanjoll, La Liga do të nis më 12 gusht, ndërsa nuk ka një datë fikse për mbylljen e sezonit të rregullt.

Risi për futbollin gjerman, pasi Bundesliga do të “ndez” motorët më 5 gusht dhe do të përfundoi më 27 maj 2023.

Në Itali, Serie A do të nis më 13 gusht, ndërsa kampionati holandez është ende në pritje të një date fikse se kur do të filloi sezoni i ri, por ashtu si pjesa më e madhe e kampionateve elitarë, edhe në Eredivisie pritet të filloi brenda datës 12 gusht.

E përbashkëta e të gjithë kampionateve është ndërprerja e tyre në fundjavën e dytë të nëntorit, më 13, për t’u bërë gati më pas për emocionet e Kupës së Botës, Katar 2022 që starton më 21 nëntor dhe do të mbyllet më 18 dhjetor 2022.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...