Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

2022-shi i artë për Shqipërinë, në piedestal atletika dhe mundja. Tenisi “përshëndetet” me Federer dhe Max si kampion i dyfishtë

Atletikë, Luiza Gega nderon Shqipërinë!

Ishte padyshim viti më i suksesshëm në karrierë për atleten shqiptare Luiza Gega. Ajo u shpall Kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa duke marrë medaljen e artë në Munich të Gjermanisë. Koha që regjistroi atletja shqiptare ishte 9:11:31 duke e zbritur kohën në gjashtë sekonda më pak nga rekordi i saj i mëparshëm ndërsa për t’u theksuar edhe vendosja e rekordit sa i takon kampionateve europianë.

Një tjetër arritje e Gegës për vitin 2022 është edhe norma e arritur në Diamond League me kohën 9:14:41. Koha e Gegës ishte e shtata më e shpejtë, ndërsa vlen të theksohet fakti se atletja shqiptare ishte e para nga atletet europiane duke u renditur vetëm pas afrikaneve. Kështu, sportistja 33-vjeçare kaloi një nga vitet e saj më të mira në karrierë, duke na bërë më shumë se kurrë krenar.

Boks, shkëlqen Alban Beqiri!

Boksieri shqiptar, Alban Beqiri ngriti lart flamurin kuqezi dhe këtë e bëri në Beograd teksa siguroi medaljen e bronztë në Botërorin e boksit. Boksieri nga Puka mposhti në çerekfinale boksierin nga Jordania Eashash falë vlerësimit të gjyqtarëve. Pavarësisht, vërshëllimave nga ana e publikut serb, Beqiri ngriti lart flamurin shqiptar duke sjellë në Shqipëri të parën medalje në sportin e boksit.

“Ndihem shumë krenar pasi ishte emocion shumë i madh për mua të ngre flamurin shqiptar mes Beogradit. Ishte një arritje historike dhe shpresoj që dhe të tjerë boksierë si unë të kenë të njëjtin sukses. Me pak mbështetje dhe pak suport mund të kemi dhe arritje shumë më të mëdha”, ishin fjalët e Beqirit pas suksesit madhor.

Liga Unike

Në kompeticionin e veçantë të basketbollit shqiptar të quajtur Liga Unike, aty ku marrin pjesë ekipe nga Kosova dhe Shqipëria, në fund triumfoi skuadra e Pejës që mposhti në finale Golden Eagle Yllin (fitoi kampionatin në Kosovë) me rezultatin 87-72.

Ishte hera e parë për Pejën që triumfoi në një kompeticion të tillë ndërsa në vendin e tretë u rendit Prizreni 16 dhe vetëm në vendin e katër Teuta (fitoi kampionatin në Shqipëri). Sa i takon Superkupës Mbarëkombëtare, Trepça mposhti Tiranën në finale me shifrat 92-52 duke e fituar këtë titull për herë të parë në histori.

Mundësi çeçen i natyralizuar si shqiptar, medalje e artë në Beograd!

Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov, fitoi medalje të artë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes që u zhvillua në Beograd.

Abakarov mposhti në finale amerikanin Gilman teksa ishte dominues duke mos i lënë shumë shanse kundërshtarit teksa falë kësaj arritje, mundësi çecen i natyralizuar si shqiptar, bëhet i pari që shpallet Kampion Bote për Shqipërinë. Kujtojmë se gjatë rrugëtimit të tij drejt finales, Abakarov kaloi në gjysmëfinale edhe mundësin serb, Stefan Miçiç i cili është medalist olimpik.

Ski, Lara Colturi zgjedh Shqipërinë dhe menjëherë bëhet protagoniste!

Një yll i ri në sportin e skive me Lara Colturin që pavarësisht formimit në Itali, zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë. Lara, e lindur në vitin 2006, siguroi 10 fitore në garat e para për Shqipërinë në Amerikën e Jugut, thelbësore këto për t’i siguruar pikët dhe eksperiencën e duhur.

Skiatorja, që garon për Shqipërinë, fitoi me diferencë klasifikimin e përgjithshëm të Kupës Amerikano-Jugore. Sa i takon kampionatit Botëror të skive, Lara u rendit në vendin e 25-të, duke bërë gjithsesi një paraqitje mjaft dinjitoze.

Tenis, dy emra të mëdhenj si Federer dhe Serena Williams i japin lamtmirën këtij sporti!

Ishte një vit historik sa i përket sportit të tenisit që humbi dy emra të cilët kanë shkruar me gërma të arta historinë e këtij sporti. Bëhet fjalë për Roger Federer dhe Serena Williams.

Zviceriani nuk mundi të vijonte për shkak të problemeve në gju ndërsa e mbylli karrierën me 20 tituj Grand Slam ndërsa për t’u theksuar ishin edhe momentet e fundit në fushë me mikun dhe rivalin e tij të përjetshëm, Rafael Nadal. Tenisti nga Mallorca, edhe pse në moshën 36-vjeçari ia doli të fitonte dy tituj Grand Slam, fillimisht në Australian Open dhe më pas në Roland Garros (22 tituj Grand Slam në total).

Nga ana tjetër, tenisi i meshkujve u prezantua edhe me një talent si Carlos Alcaraz që fitoi titullin e parë Grand Slam duke u shpallur kampion në US Open. 19-vjeçari është aktualisht edhe numri një në botë.

Ndërkohë, në Wimbledon triumfoi Novak Djokovic (titulli numër 21 Grand Slam) që në finale mposhti Nick Kyrgios.

NBA, Golden State rikthehet te titulli

Viti 2022 rezultoi i duhuri për Golden State Warriors që u rikthyen te titulli pas katër viteve. Warriors mposhtën në finale Boston Celtics duke fituar të shtatin titull në historinë e tyre. Sa i takon MVP-së finales, lojtari që e fitoi çmimin individual ishte Stephen Curry ndërsa MVP i sezonit ishte Nikola Jokic i Denver.

Formula 1, Verstappen dominon kampionatin. Leclerc dhe Hamilton larg Red Bull-it

Max Verstappen fitoi të dytin titullin Kampion Botëror në Formula 1 teksa ndryshe nga viti 2021, këtë herë holandezi nuk njihte rivalë. Me Leëis Hamilton dhe Mercedes që ishin larg konfigurimeve të Red Bull, Verstappen nuk e pati të vështirë madje dominoi ndaj pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc edhe pse moengasku tentoi ta rivalizonte.

Në fund, Verstappen fitoi duke vendosur rekord sa i takon suksesve brenda një sezoni 15 të tilla, teksa më parë Schumacher dhe Vettel ishin ndalur në 13 suksese brenda një sezoni. Nga ana tjetër, 25-vjeçari u shndërrua edhe në pilotin me më shumë pikë të grumbulluara gjatë një sezoni, 454 të tilla.  

Moto GP, Bagnaia bën të festojë sërish Italia!

Moto Gp ne vitit 2022 dhuroi emocione dhe surpriza të shumta. Italia u ngjit sërish në majën e Moto GP, pasi Francesko Bagnaia është shpallur Kampion i Botës me Ducatin falë 265 pikëve në total. 25-vjeçari nga Torino shkruajti historinë me shtatë fitore, dhe pesë pole position duke u shpallur për herë të parë në karrierë Kampion Bote. Kjo arritje nuk ishte aspak e lehtë për italianin, pasi ia doli mbanë vetëm në garën e fundit, aty ku ai e mbylli në vendin e nëntë në Çmimin e madh të Spanjës në Valencia.

Bagnaia e mbylli sezonin me 265 pikë, ndërsa rivali i tij më i afërt Fabio Quartararo me 248 pikë. 25 vjecari është piloti i dytë kampion në histori për Ducatin teksa Bagnaia është piloti i parë italian kampion që prej vitit 2009, ku atëherë triumfonte për herë të fundit legjenda Valentino Rossi. Gjithashtu, Francesko Bagnaia ka regjitstruar dhe një rekord tjetër së bashku me Ducatin, pasi për herë të parë pas 50 vitesh, është rikthyer te titulli një pilot dhe një motor italian.

Çiklizëm, Tour De France

Edicioni i 109-të i Tour de France u përmbyll me triufmin e kampionit danez Jonas Vingengaard. Tre javë garash të ashpra dhe të paparashikueshme u mbyllën nga etapa finale prej 115,6 km nga Paris La Defense në xhiron e famshme dhe përfundimi në Champs-Elysées, e cila është pjesa e festës. 26-vjeçari fitoi fanellën e parë të verdhë pas një paraqitje të qëndrueshme dhe dominuese përgjatë tre javëve.

Vingegaard triufmoi për herë të parë në Tour De France për Danimarkën që nga vitit 1996. Pas triumfit, çiklisti danez u prit si hero në vendlindjen e tij ku mbi 25 mijë persona dolën për të festuar së bashku me kampionin në sheshin kryesor të qytetit.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...