Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Raundi i fundit/Lazio pret “dhuratë” nga Celtic, Romës i mjafton barazimi

Luhen këtë të enjte 24 sfidat e raundit të fundit të ndeshjeve në grupe të Europa League-s, rezultatet e së cilave do të plotësojnë kuadrin e plotë të ekipeve të kualifikuara për fazën tjetër. 6 përballje, ndër më të rëndësishmet, do të transmetohen, si zakonisht, nga SuperSport, 3 në orën 18:45 dhe 3 të tjera në orën 21:00, ndërsa në kanalin Supersport 5 do të transetohen golat e të gjitha takimeve.

Në Grupin A tashmë është zgjidhur gjithçka, Sevilla ka siguruar vendin e parë me 13 pikë, ndërsa APEOL-i të dytin me 7 pikë. Përballja mes tyre në fushën e qipriotëve dhe Qaragab-Dudelange do të kenë vetëm vlerë statistikore.

Në Grupin B gjithçka është e komplikuar, pasi asnjë skuadër nuk e ka siguruar kualifikimin. Dinamo e Kievit pret Lunagon, por mund të mos i mjaftojë fitorja për të avancuar më tej, nëse Kopenhageni humbet me Malmo. Nëse sfida mes danezëve dhe suedezëve përfundon në barazim, për efekt në rezultateve të drejtpërdrejta kalon Dinamo e Kievit, sigursht nëse mund me Luganon.

Në Grupin C, Baseli, që është i kualifikuar, pret vendin e fundit, Trabzonsporin, ndërsa e kualifikuara e dytë vendoset në përballjen Getafe-Krasnodar, dy skuadra që kanë nga 9 pikë. Spanjollëve i mjafton edhe barazimi për të avancuar.

Në Grupin D, Lazk Linzi dhe Sportingu janë kualifikuar, ndaj sfida mes tyre dhe PSV-Rosenborg nuk kanë më vlerë.

Në Grupin E, rumunët e Cluj presin Celtic, tashmë i kualifikuar. Vendasve u mjafton edhe barazimi për ta mbrojtur vendin e dytë. Lazio, që viziton Rennes, duhet të fitojë takimin e saj dhe Cluj të mundet në shtëpi për të prerë biletën si vendi i dytë.

Në Grupin F, të gjitha skuadrat janë në lojë. Sigurisht, Arsenali, që kryeson grupin, duhet të shmangë humbjen me një diferencë më të madhe se 4 gola ndaj Standard Liege. Praktikisht, “topçinjtë” janë të kualifikuar, ndërsa Eintrachti i Frankfurtit duhet thjesht të barazojë me Guimaraes për të siguruar kualifikimin.

Në Grupin G, ekuacioni është edhe më i vështirë për t’u zgjidhur, pasi të katër skuadrat janë në lojë për t’u kualifikuar. Porto (e dyta) pret Feyenoordin e vendit të fundit ndërsa Rangers (kryesuesit) sfidohen nga Young Boys. Vetëm skocezët e kanë të sigurt kualifikimin nëse barazojnë.

Në Grupin H, Espanyoli, tashmë i kualifikuar, pret CSKA-në e Moskës që nuk ka shpresa për të avancuar. Në takimin tjetër të këtij grupi, Ludogorets – Ferencvaros, bullgarët luajnë për dy rezultate.

Në Grupin I nuk ka më asnjë dilemë, janë kualifikuar Genti dhe Wolfsburgu, kështu që përballjet respektivisht me St Ettienne dhe me Oleksandriya, kanë vlerë për të përcaktuar fituesin e grupit.

Në Grupin J, Romës, që është e dyta, i mjafton edhe barazimi përballë Wolfsberger, por edhe gjermanët e Wolsfsburgut duhet të shmangin humbjen në shtëpi përballë Basaksehirit, për të mos rrëshqitur në vendin e tretë.

Edhe në Grupin K gjithçka është zgjidhur para raundit të fundit, Braga dhe Wolves e kanë siguruar kualifikimin. Portugezët luajnë në fushën e Slovan Bratislavës, ndërsa anglezët presin Besiktasin.

Dy sfidat e fundit i përkasin Grupit L, ku gjithashtu luhet vetëm për të përcaktuar skuadrën e parë, Manchester United apo Alkmaarin, që përballen në “Old Trafford”, ndërsa takimi tjetër është Partizan Beograd – Astana.

 Ndeshjet:

Grupi A

APOEL – Sevilla (18:55)

Qarabag – Dudelange

Grupi B

Dyn. Kyiv – Lugano

FC Copenhagen – Malmo FF

Grupi C

Basel – Trabzonspor

Getafe – Krasnodar

Grupi D

LASK Linz – Sporting

PSV – Rosenborg

Grupi E

CFR Cluj – Celtic

Rennes – Lazio

Grupi F

St. Liege – Arsenal

Eintracht Frankfurt – Guimaraes

Grupi G

Rangers – Young Boys (21:00)

FC Porto – Feyenoord

Grupi H

Espanyol – CSKA Moscow

Ludogorets – Ferencvaros

Grupi I

Wolfsburg – St Etienne

Gent – Oleksandriya

Grupi J

AS Roma – Wolfsberger

Monchengladbach – Basaksehir

Grupi K

Slovan Bratislava – Braga

Wolves – Besiktas

Grupi L

Manchester Utd – AZ Alkmaar

Partizan – FC Astana

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...