Futboll

Stenio Junior “divorcohet” me Shkëndijën, firmos në Letoni

Stenio Junior nuk është më futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Sulmuesi brazilian transferohet në Letoni te FC Riga. Konfirmimi për ndarjen e parakohshme me anësorin brazilian vjen nga vetë klubi tetovar. Kontrata e brazilianit me Shkëndijën skadonte në qershor të vitit 2020, por është gjendur akordi që tani të transferohet te FC Riga në Letoni.

“Përshëndetje gjithë tifozëve të Shkëndijës. Me keqardhje të madhe ju drejtohem për të komunikuar këtë, por sot erdhi fundi i një cikli të madh me eksperienca shumë të mira, me fitore të mëdha, me tituj e trofe. Ju falënderoj të gjithëve, juve tetovarëve, për të gjithë respektin, energjitë pozitive që keni patur gjatë këtyre gjashtë viteve me mua si personalitet, si lojtar dhe si sportist.

Tani është momenti për një faqe të re në karrierën time, do të vazhdoj në Letoni. Me Shkëndijën morëm një vendim, bëmë këtë transferim para se të përfundonte kontrata ime pas gjashtë muajsh. Gjithçka doli mirë, për të mos dalë në fund Shkëndija me zero përfitime nga ky transferim,” – shpjegon Junior në videomesazhin e publikuar në faqen e Shkëndijës.

-“Shkëndija, grupi i tifozëve “Ballistët”, qyteti i Tetovës do të jenë gjithë kohën në zemrën time. Futbollistëve që gjithmonë kanë qenë pranë meje dhe kanë jetuar çdo moment me mua iu dëshiroj shumë fat, shëndet dhe uroj gjithmonë më të mirën për klubin. Faleminderit të gjithëve!”

https://www.facebook.com/fcshkendija/videos/641388866404758/?t=13

Junior u bashkua me Shkëndijën në janar të vitit 2014 dhe ishte pjesë e skuadrës në fitimin e dy titujve kampion dhe dy trofeve të Kupës. Braziliani në fanellën kuqezi zhvilloi gjithsej 181 paraqitje zyrtare (140 në LPFM, 14 në Kupën e Maqedonisë dhe 26 në Kupat e Europës), duke realizuar 50 gola (40 në LPFM, 5 në Kupën e Maqedonisë dhe 5 në Kupat e Europës).

KF Shkëndija falënderon Stenio Juniorin për kontributin e dhënë në sukseset e Shkëndijës gjatë bashkëpunimit gjashtëvjeçar, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency