Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Java e 19-të, luhen Llapi-Feronikeli dhe Drenica-Prishtina

Java e 19-të e IPKO Superligës së Kosovës nisi me suksesin e Dritës në transfertë me shifrat 2-3 ndaj Vushtrisë, fitore që e ngjiti skuadrën nga Gjilani në vendin e parë në vendin e parë të renditjes në kuotë të barabartë pikësh me Ballkanin. Java e 19-të vazhdon këtë të shtunë me dy takime të tjera shumë interesante. Në orën 13:00 në Podujevë Llapi pret Feronikelin në një ndeshje ku skuadrës së Tahir Batatinës i bën punë vetëm fitorja nëse dëshiron të shpresojë ende te një nga 3 pozicionet e para që mund ta kualifikojë në Kupat e Europës. Feronikeli në krahun tjetër ka një mundësi edhe nga Digitalb Kupa e Kosovës pasi aktualisht ndodhet në gjysmëfinale. Një tjetër takim që do të luhet sot në orën 13:00 është ai mes Drenicës dhe Prishtinës, një sfidë që pritet të interes të madh pasi me një fitore Prishtina e Dallkut do t’i bashkangjitej përkohësisht Dritës dhe Ballkanit në krye të renditjes, edhe pse ndaj Drenicës misioni për të marrë tre pikët nuk do të jetë i thjeshtë për kryeqytetasit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...