Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

23 vite histori, njihuni me kundërshtarin e Partizanit

Partizani do të përballet në raundin e parë të kualifikuesve të Conference Legaue skuadrën gjeorgjiane të Saburtalos. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës të kuqtë mund të konsiderohen me fat pasi shorti i vendos përballë një klubi që nuk ka shumë histori. Saburtalo është një nga skuadrat e Tbilisit dhe është krijuar në vitin 1999. Edicionin e shkuar u renditën në vendin e katërt në kampionat, ndërsa fituan Kupën e Gjeorgjisë.

Në historinë e tyre kanë arritur që të marrin 4 trofe, teksa në 2018 regjistruan titullin e parë kampion. Po ashtu kanë marrë 1 Superkupë krahas 2 Kupave teksa një e fituan sezonin e shkuar që u dha të drejtën e pjesëmarrjes në Conference League, ndërsa vlera në Transfermarkt shkon në 4.91 milionë euro. Sa i takon historisë në arenën ndërkombëtare Saburtalos numëron vetëm 7 ndeshje, ku ka arritur që të fitojë vetëm 2 ndeshje, por mund të veçohet që në sezonin 2018-2019 eliminuan Sheriff Tiraspol nga raundi i parë i Champions League.

Një kundërshtar që në letër duket i kalueshëm për Partizanin që ka nisur nga puna për ndeshjet që do të luhen në muajin korrik, me sfidën e parë që do ta luajë në Tbilisi në datën 7, ndërsa një javë më vonë do i presë në Tiranë, ku do të vendoset dhe kualifikimi për në raundin tjetër. “Demat” kanë nisur dhe punën në merkato, teksa është zyrtarizuar rikthimi i Bruno Telushit.

Mesfushori ishte pjesë e Egnatias në sezonin e shkuar, por një dëmtim e la jashtë fushave për disa muaj e tani është gati të rikthehet të kontribuojë për fanellën e skuadrës me të cilin është shpallur kampion. Pjesë e të kuqve për edicionin e ardhshëm pritet që të jetë dhe Victor Da Silva, i cili është larguar zyrtarisht nga Vllaznia e destinacioni i radhës pritet që të jetë pikërisht skuadra e Dritan Mehmetit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...