Pas një aventure jo të suksesshme te Tirana, mbrojtësi Besir Iseni është transferuar në SuperLigën e Kosovës.
Futbollisti 23-vjeçar nga Maqedonia e veriut ka firmosur me skuadrën e Dukagjinit, që garon në fazën e grupeve të Conference League dhe do të përballet me kroatët e Rijekës mbrëmjen e sotme në ndeshjen e kthimit, pasi humbi të parën 1-0 në “Fadil Vokrri”.
Emri i Besir Isenit figuron në listën e futbollistëve të federuar nga klubi i Dukagjinit për këtë takim, teksa mbetet për t’u parë nëse trajneri Armend Dallku do t’i besojë aktivizimin nga minuta e parë apo jo, por duhet të presë faljen nga Komisioni i Disiplinës, pranë FSHF-së, pasi disa javë më parë u dënua me 2 vite për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të ndeshjes mes Tiranës dhe Bylisit.
Lexo edhe:
- Klubi i njohur italian zbarkon në Tiranë, miqësore me Partizanin
- Ramadani transferohet në Itali, SuperSport mëson detajet e transferimit
- VIDEO/ Kthesë brenda zonës, Xhixha shënon një tjetër gol në Champions për Qarabag
- VIDEO/ Messi argëtohet në Amerikë, “pleshti” shënon një tjetër dygolësh me Inter Miamin
Besir Iseni iu bashkua Tiranës verën e kaluar, por luajti vetëm 7 ndeshje në kampionat, duke mos ia dalë të fitojë besimin e trajnerit Orges Shehi për një fanellë titullari, ndaj edhe u largua nga bardheblutë.
Kjo do të jetë aventura e parë në Kosovë për Besir Isenin, që para se të transferohej te Tirana, spikati me skuadrën e Strugës në Maqedoninë e Veriut…
