Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

25 mln € për mbrojtësin e Kombëtares, Arsenali nuk ndalet në merkato

Arsenali nuk ndalet në merkato. Pasi siguroi shërbimet e Leandro Trossard nga Brighton, klubi londinez ka “peshkuar” edhe në Serie A.

Sky Sport raporton se kryesuesit e Premier League kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Spezian në lidhje me mbrojtësin Jakub Kiwior.

22-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes, në krahun e majtë, por dhe në mesfushë si shkatërrues. Ai ishte pjesë e kombëtares polake në Kupën e Botës Katar 2022.

Për Kiwior interesoheshin edhe Juventusi e Milani, por drejtuesit e Arsenalit vepruan më shumë shpejt dhe arritën akordin me Spezian.

Klubi italian do të përfitojë rreth 25 milionë euro + bonuse nga shitja e shtatlartit polak. Kiwior do të kryejë vizitat mjekësorë në Londër gjatë kësaj fundjave.

Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Mikel Artetës, që po zhvillon një kampionat super. Topçinjtë kryesojnë Premier League me 5 pikë mbi Manchester City.

Arsenali ka luajtur një ndeshje më pak se kampionët në fuqi dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer te titulli kampion, trofe që mungon prej vitit 2004.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...