Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

250 milionë € operacion, Barcelona “hap thesin” për Haaland

Erling Haaland është objektivi i madh i Barcelonës për majën e sulmit. Ndërkohë që Real Madrid pret Kylian Mbappe në verë, klubi katalanas ka zgjedhur të investojë te goleadori i Borussia Dortmund.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona ka gati një buxhet prej 250 milionë eurosh në lidhje me Haaland, që përfshin çmimin e kartonit, pagat sezonale dhe komisionet.

21-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Manchester City dhe Real Madrid, por presidenti Joan Laporta është i vendosur për të transferuar lojtarin potent në “Camp Nou”.

Në Spanjë janë të bindur që Barcelona do të kryejë 4 përforcime në merkaton e verës, teksa trajneri Xavi shpreson që Haaland të jetë goditja e parë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...