Futboll

U ndëshkua për faj të Abazajt, kartoni i kuq i Rrocës “trazon” Turqinë!

Pas 6 fitoreve radhazi që e ngjitën në vendin e 2-të, Istanbulspori ku luajnë tre futbollistët shqiptarë Rroca, Abazaj dhe Et’hemi po kalon një moment jo në ligën e parë turke. Distafa minimale 0-1 përballë një rivali direkt si Samsunspor ishte e treta rresht për skuadrën nga Stambolli që tashmë e sheh veten në vendin e 3-të, 6 pikë larg vendit të dytë pozicion që të ngjit direkt në elitën e futbollit turk. Gjithsesi polemikat për ndeshjen mes Istanbulspor dhe Samsunspor do të vazhdojnë gjatë kjo edhe për faktin se në minutën e 91-të të ndeshjes u regjistrua një episod vërtet i veçantë që kishte për protagonist kryesor Eduart Rrocën dhe që acaroi sëtepërmi drejtuesit dhe stafin teknik të skuadrës verdhezi. Arbitri kryesor ndëshkoi me karton të verdhë ish-mesfushorin e Luftëtarit dhe Kukësit dhe papritur i tregoi atij në fytyrë kartonin e kuq duke e nxjerrë jashtë loje me arsyetimin se Rroca ishte ndëshkuar më parë me karton të verdhë. Menjëherë stoli i Istanbulspor u ngrit në këmbë për të protestuar pasi Rroca nuk ishte ndëshkuar më herët dhe se gjyqtari kishte gabuar duke e ngatërruar atë me kuqeziun tjetër Kristal Abazaj i cili mori karton të verdhë në minutën e 59-të. Pas ndeshjes Istanbulspor doli me një komunikatë zyrtare duke i vënë në dukje gabimin gjyqtarit dhe duke i kërkuar të pranojë fajin.

“Lojtari ynë, Eduart Rroca, u përjashtua nga loja me karton të kuq nga gjyqtari Turgut Doman me arsyetimin se mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90-të në ndeshjen që luajtëm kundër Samsunspor.Pavarësisht faktit që lojtari ynë që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të ishte Kristal Abazaj, ai bëri qartazi një gabim, edhe pse lojtarët dhe delegacioni ynë e kundërshtoi atë vendim. Turgut Doman u ka thënë lojtarëve dhe stafit në tunel:

“Ia tregova Rrocës në minutën e 59-të kartonin e verdhë dhe të dytin në minutën e 90-të. Ju kujtohet gabim. Do ua tregoj kartonin që ia dhashë në dhomat e zhveshjes”. Pas këtyre fjalëve, kërkesa jonë për të parë shënimet e arbitrit u refuzua. Ne presim që ai ta pranojë gabimet dhe ato që na tha t’i shtojë në raporton e tij’, lexohet në komunikatën e Istanbulspor.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse komisioni i Disiplinës në ligën e parë turke do të marrë parasysh gabimin e gjyqtarit Doman dhe nuk do ta ndëshkojë me një ndeshje pezullim Eduart Rrocën. Sfidën ndaj Istanbulspor e nisën si titullarë Rroca dhe Abazaj ndërkohë që Valon Et’hemi zëvendësoi pikërisht Kristal Abazajn në minutën e 63-të. Eduart Rroca është shqiptari që ka spikatur më shumë në këtë sezon me Istabulspor duke realizuar 6 gola ndërsa është i pari në kampionat përsa i përket asisteve më 9 të tillë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency