Serie A

Ibra mbyll para kohe sezonin, lajme të mira nga Brahim Diaz

Milan mori një fitore mjaft të rëndësishme në “Allianz Stadium” ndaj Juventusit, megjithatë gara për një vend në zonën Champions vijon ende dhe kuqezinjtë do të duhet të luajnë sërish në Torino këtë mesjavë, për të kërkuar një tjetër sukses përballë “granatave” të Davide Nicolas.

Megjithatë në kulmin e entuziazmit për fitoren ndaj vardhezinjve, Stefano Pioli ka marrë një lajm shumë të keq nga infermieria, pasi Zlatan Ibrahimoviç “ka ngritur flamurin e bardhë” dhe nuk do të jetë gati për sfidën e të mërkurës në mbrëmje.

Sulmuesi 39-vjeçar suedez u dëmtua në sfidën ndaj bardhezinjve dhe ndonëse fillimisht u konsiderua si diçka e lehtë, sot gjuri i është ënjtur dhe gjatë paradites së nesërme do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike, për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Ajo që është e sigurt, është mungesa e Zlatan Ibrahimovic në sfidat ndaj Torinos në transfertë dhe Cagliarit në “San Siro”, ndërsa Pioli shpreson shumë që ta ketë në dispozicion për ndeshjen e javës së fundit ndaj Atalantës në Bergamo, megjithatë gjasat më të mëdha janë që sezoni për 39-vjeçarin të ketë përfunduar.

Ndërkohë lajme të mira vijnë nga Brahim Diaz, një nga më të mirët në fushë në ndeshjen ndaj Juventusit, që gjithashtu u zëvendësua për shkak dëmtimi. Sulmuesi spanjoll ka pasur vetëm një lodhje muskulore dhe pritet të jetë plotësisht në dispozicion të Piolit për transfertën e dytë torineze në harkun e pak ditëve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency