Abissnet Superiore

27 tituj në Kategorinë e Parë/ Dinamo zgjedh trajnerin e ri, ndryshime dhe te Skënderbeu e Besa

Kategoria e Pare pritet të ketë një rivalitet të jashtëzakonshëm në sezonin e ardhshëm. Klube të traditës si: Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari, Besa, Apolonia dhe Lushnja do të ndezin maksimalisht garën në përpjekjen për të siguruar promovimin në Abissnet Superiore.

Plot 27 tituj kampion në kampionat, që rrisin akoma dhe më tepër vlerën e skuadrave dhe që ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e ligës së dytë për nga rëndësia.

Dinamo dhe Skënderbeu, që u rrëzuan nga elita e futbollit shqiptar, kërkojnë ngjitjen e menjëhershme dhe direkt kanë filluar nga lëvizjet për ta nisur edicionin me petkun e pretendentëve.

Blutë e kryeqytetit kanë hequr dorë nga shërbimet e Rodolfo Vanolit dhe siç bëjnë me dije burimet e Supersport do të drejtohen në sezonin e ardhshëm nga Nevil Dede, i cili vetëm një sezon më parë ishte në krye të Erzenit që u ngjit në ‘Abissnet Superiore’.

47-vjeçari do të jetë trajneri i ri që do të udhëheqë projektin e ri dhe ambicioz të drejtuesve dinamovitë, që dëshirojnë të rikthejnë 18-herë kampionët në majat e futbollit shqiptar.

Nga ana tjetër edhe Skënderbeu nuk ka humbur kohë dhe ka mbyllur tratativat me Migen Memellin, që rikthehet me klubin korçar vetëm pak muaj pasi mbylli bashkëpunimin.

Një tjetër emërim të rëndësishëm ka siguruar edhe Besa e Kavajës, me nr.1 të skuadrës që do të jetë një njohje e vjetër e ekipit, Gugash Magani. Trajneri 57-vjeçar rikthehet te skuadra pas dy sezonesh, ndërsa në sezonin e fundit drejtoi edhe Egnatian në elitë.

Lëvizjet e para të skuadrave në Kategorinë e Parë shpalosin idetë e qarta që kanë për rikthimin në Abissnet Superiore, ku për ta siguruar duhet të mposhtin konkurrencën e ashpër dhe të ethshme nga klubet e traditës që duan më çdo kusht të prekin ‘tokën e ëndërruar’.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency