Kanë kaluar saktësisht 27 vjet nga 28 marsi i vitit 1993, ditë kur trajneri Vujadin Boskov bëri që një 16-vjeçar (Francesco Totti), të debutonte në Serinë A me fanellën verdhekuqe në minutat e fundit të takimit Brescia-Roma. Një histori dashurie e krijuar nga trofe dhe arritje personale (786 paraqitje dhe 307 gola) e që vazhdoi deri një vit më parë, kur në rolin e drejtuesit i tha mirupafshim (apo lamtumirë?) klubit që i kushtoi gjithë karrierën e tij.
Një përvjetor i rëndësishëm, të cilin ish-kapiteni legjendar dëshironte ta festonte me një mesazh në Instagram: “Kanë kaluar 27 vjet dashuri, pasion dhe besnikëri. Kam qenë me fat që kam veshur bluzën e vetme që vërtet e kam dashur… Një dashuri që nuk do të mbarojë kurrë”.
Disa tifozë verdhekuq e kanë interpretuar fjalinë e fundit me një rikthim të mundshëm në klub, veçanërisht nëse transferimi i pronësisë te Friedkin do të materializohet pas përfundimit të emergjencës së Koronavirusit.
Lajme të tjera
Legjionarët
Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...
Kombëtare
Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...
Kombëtare
Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...
Legjionarët
Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...