Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

287 ditë pritje, Broja rikthehet në stol për Chelsean

Publikohen numrat e fanellave te Chelsea
Publikohen numrat e fanellave te Chelsea

Merr fund pritja, Armando Broja e ka lënë përfundimisht pas krahëve dëmtimin dhe rikthehet pas 287 ditësh të jetë i gatshëm për Chelsean, pasi ndodhet në stol për përballjen e javës së gjashtë të Premier League ndaj Aston Villa. Sulmuesi kuqezi u dëmtua në miqësoren e dhjetorit të vitit të shkuar, e si për koiçidencë “Blutë e Londrës” luanin po ndaj me Aston Villa, duke munguar për më shumë se 9 muaj, por tani ai është gati për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Lexo edhe:

Trajneri Mauricio Pochetino e ka përmendur shumë herë Brojën si një lojtar me shumë cilësi, të cilin e pret me padurim të jetë i gatshëm për ekipin londinez. Një lajm fantastik për tifozët e Chelsea, por dhe të kombëtares së Shqipërisë, që mezi e presin  rikthimin e sulmuesit nga Malësia e Madhe.

 

 

 

Mbetet për t’u parë nëse Pochetino do i japë mundësinë për t’u aktivizuar në këtë ndeshje, teksa në muajin tetor lojtari pritet që të jetë dhe nën urdhrat e Sylvinhos për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Futboll

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike. Sulmuesi...