Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

29 sportistë në 10 disiplina, lista e Shqipërisë për Lojërat Olimpike Mesdhetare “Oran 2022”

29 sportistë do të garojnë në 10 disiplina të ndryshme në Lojërat Olimpike Mesdhetare “Oran 2022” që do të mbahen nga data 25 qershori deri në 5 korrik. Në atletikë synimet e kuqezinjve do të jenë me Luiza Gegën e cila ka treguar që gëzon një formë mjaft të mirë, teksa u shpall dhe kampion e Ballkanit në Rumani.

Po në atletikë do të tentojë të futet në zonën e medaljeve Franko Burraj. Në boks synimet janë tek Alban Beqiri, i cili në këto lojëra do të jetë dhe me tre boksierë të tjerë, Ardit Murajn, Arjon, Kajoshin dhe Nelson Hysën. Në gjimnastikën artistike Metvei Petrov do të kërkojë që sërish të nderojë flamurin kuqezi, me sportistin rus i cili prej kohësh përfaqëson Shqipërinë në eventet ndërkombëtare. Në xhudo pritshmëri të larta ka për Indrit Çulhajn por dhe Erson Ramën.

Qitja do të përfaqësohet me dy sportiste si Kristina Anxhara, Manjola Konini, ndërsa në not do të garojnë Frenki Vogli, Drini Ujkashej, Sada Dande. Këtë herë Shqipëria do të përfaqësohet nga Grejsi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. vëmendja më e madhe do të jetë nga peshëngritja, e cila në vitet e fundit na ka sjellë shumë medalje.

Briken Calja, Evangjeli Veli dhe Erkand Qerimaj janë mes pretendentëve, ndërsa të gjithë shpresojnë që dhe Briken Calja të rikuperohet në kohë nga dëmtimi që ka pësuar e të jetë në kapacitetin e tij maksimal për të na sjellë sërish suksese. Po ashtu i njëjti rezultat pritet dhe nga Albert Meta e Mateus Caci.

Në mundje do të përfaqësohemi nga Kevin Kupi, Gjetë Prenga, Bajram Sina, Osman Hajdari por dhe dy sportistët rus Islam Dudaev, Zelimkhan Abakarov, të cilët janë pajisur me pasaportë shqiptare nga shtatori i vitit të kaluar. Përfaqësuesi i Taekwondo do të jetë Juridon Cani.
presidenti i KOKSH deklaroi në dorëzimin e flamurit se këtë edicion pritshmëritë janë të larta që Shqipëria të kthehet me disa medalje në disiplina të ndryshme.

SPORTISTËT QË DO PËRFAQËSOJNË SHQIPËRINË

Atletikë: Luiza Gega, Franko Burraj
Boks: Ardit Muraj, Alban Beqiri, Arjon, Kajoshi, Nelson Hysa
Gjimnastikë artistike: Matvei Petrov
Xhudo: Indrit Cullhaj, Erson Rama
Qitje: Kristina Anxhara, Manjola Konini
Not: Frenki Vogli, Drini Ujkashej, Sada Dande
Tenis: Grejsi Bajri, Kristal Dule, Martin Muedini
Aekëondo: Juridon Cani
Peshëngritje: Briken Calja, Evangjeli Veli, Erkand Qerimaj, Albert Meta, Mateus Caci
Mundje: Kevin Kupi, Gjetë Prenga, Bajram Sina, Osman Hajdari, Islam Dudaev, Zelimkhan Abakarov

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...