Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Telashe për mesfushorin uruguaian, policia lëshon urdhër arresti

Policia uruguaiane ka lëshuar nje urdhër arresti për mesfushorin e Cagliarit në Serinë A, Nahitan Nandez. Shkak është bërë një denoncim nga e dashura e tij për dhunë fizike e psikologjike, teksa forcat e policisë kanë zbarkuar menjëherë në shtëpinë e mesfushorit.

Megjithatë aty kanë gjetur vetëm mamanë e Nahitan Nandez, e cila u ka shpjeguar autoriteteve se mesfushori është nisur drejt Italisë, për t’u paraqitur në grumbullim me skuadrën e Cagliarit.

Mbetet ende e paqartë nëse urdhri i ndalimit ka vlerë vetëm brenda territorit të Uruguajit, apo është ndërkombëtar, pasi në rast të opsionit të dytë, Nandez mund të arrestohet edhe në Itali.

Mesfushori ishte në Uruguaj për Krishtlindje dhe më pas festoi edhe ditëlindjen e tij me familjarët, para se të kthehej në Itali, ku është vendosur menjëherë në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...