Futboll

Duka flet pas shpërthimit: E ka dëgjuar gjithë Durrësi, uroj të jetë rastësi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, dha një deklaratë të shkurtër për mediat pasi një sasi lënde shpërthyese iu vendos në derën e banesës së tij, mbrëmjen e së hënës.

“E ka dëgjuar i gjithë Durrësi, vunë dinamit te dera e shtëpisë. Në banesë ishin djali dhe gruaja, unë sapo erdha. Nuk e di, uroj që të jetë rastësi”, tha Duka.

“Fatmirësisht, nuk ka dëmtime në njerëz, porta është goxha larg nga banesa. Kamerat e hyrjes i kanë filmimet, duket një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi që hap e mbyll portën”, shtoi Presidenti i FSHF-së për mediat.

Ngjarje e rëndë/ Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency