Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

-3 ditë nga derbi i Milanos, Spalletti dhe Gattuso projektojnë formacionin

during the TIM Cup match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on December 27, 2017 in Milan, Italy.

Të gjithë sytë do të jenë në San Siro. Të dielën, më 21 tetor, një datë e shumëpritur për të gjithë tifozat e dy prej skuadrave më legjendare të Europës, ku spektakli do të jetë i garantuar. As më pak e as më shumë por do të jetë dita e derbit të “Madonninas”, Inter-Milan.Pak ditë përpara një takimi mjaft të rëndësishëm, qoftë për nga emri, apo për synimet, të cilat dy klubet kanë në këtë sezon, dy tranjerët Luciano Spalletti dhe Gennaro Gattuso po mendojnë që tani për formacionet titullare në sfidën e së dielës.

Pas pushimit të kombëtareve, tek Inter dhe Milan këto ditë janë rikthyer edhe futbollistët të cilët luajtën me vendet respektive. Për zikaltrit, të mërkurën u bashkuan me grupin një pjesë e rëndësishme e skuadrës, si Icardi, Miranda, Skriniar, De Vrij apo Lautaro Martinez. Megjithëse nuk shënoi, kapiteni Icardi luajti për 88 minuta në “SuperClasicon” Brazil-Argjentinë, ndërkohë Lautaro hyri në fushë në minutën e 58-të, duke zëvëndësuar Dybalan. Tek kuqezinjtë, ata qe kanë shpenzuar më shumë energji janë Calhanoglu, Kessie dhe Laxalt. Mesfushori  luajti 180 minuta të plota me përfaqësuesen turke, njësoj si Kessie me Bregun e Fildishtë, ku është titullar i padiskutueshëm.

Shumë nga këta lojtarë, me siguri nuk kanë talentin e dikurshëm të yjeve si Shevchenko, Ronaldo fenomeni, Maldini dhe Zanetti, por gjithsesi në një derby si ky i Madonninës gjithmonë pritet shumë, dhe me të drejtë.Me kujtimet e së shkuarës e sytë drejt së ardhmes,  Inter-Milan pritet të dhurojë emocionet e një ndeshjeje legjendare futbolli, me spektaklin që nuk ka se si të mungojë. Numërimi mbrapsht ka nisur, bashke me to edhe ethet e kësaj super përballjeje që këtë herë pritet të jetë më e zjarrtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...