Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

3 ekipe të Superligës turke duan Nwabuezen, Laçi mund të mbushë arkat!

Mediat turke vazhdojnë të shkruajnë për interesin e disa klubeve të Superligës turke për sulmuesin e Laçit Kyrian Nëabueze. Nigeriani i cili ka shkëlqyer me kurbinasit në këtë sezon, vështirë se do të qëndrojë te skuadra e drejtuar nga Armando Cungu, kjo për vetë faktin se Laçi kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e Nëabuezes. Për futbollistin 27-vjeçar po shfaqin interes të vazhdueshëm Kasimpasa e Konyaspor që aktualisht luajnë në Superligën turke ndërsa interesohet edhe Hatayaspor që kryeson ligën e dytë turke dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në elitë. Laçi synon të përfitojë rreth 300 mijë euro nga shitja e sulmuesit të saj pasi Nëabueze ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë ndërsa në këtë sezon ka shënuar 19 gola në Kategorinë Superiore me Laçin dhe është në garë me Vasil Shkurtajn për Këpucën e Artë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...