Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

3 emra për të zëvendësuar Kovac, por Bayerni mbron kroatin

Ndërkohë që Gjermania feston Oktoberfest, edhe futbollistët e Bayernit nuk e kanë braktisur traditën, duke festuar së bashku me njerëzit në qytetin e Mynihut. Por, sigurisht që situata në kampin bavarez nuk është fort e qetë. Humbja 0-3 në Allianz Arena kundër Borussia Mönchengladbach e ka rënduar akoma më shumë gjëndjen tek ekipi më i titulluar gjerman, ku tranjeri Niko Kovac cilësohet si fajtori kryesor për rezultatin e tretë negativ rradhazi në kampionat. Gjithsesi, presidenti Uli Hoeness ka deklaruar në një intervistë se do ta mbrojë deri në fund teknikun kroat, dhe situata është mjaft e qetë, pavarsisht gjërave që fliten.

Por, kjo deklaratë nuk i ka penguar mediat gjermane të aludojnë për kandidatët e mundshëm për stolin e Bayern. Emrat që pëlqehen më shumë nga drejtuesit janë ata të francezëve Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Arsene Wenger. Për tifozët, më shumë se sa Kovac, fajtorët kryesorë janë vetë futbollistët bavarezë. Flitet se në dhomat e zhveshjes ka probleme mes ish-tranjerit të Eintrachtit të Frankfurtit dhe disa prej senatorëve të skuadrës, të pakënaqur për minutazhin e pakët në dispozicion. E kjo nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh, me Pep Guardiolan e Carlo Ancelottin, të cilët kanë pasur në të kaluarën të njëjtin problem.

Pas pushimeve të Kombëtareve, Bayerni i Mynihut do të ndeshet me Wolfsburg në kampionat, e drejtuesit me tifozët shpresojnë të jetë pika e kthesës për kampionët e Gjermanisë, pas startit perfekt në 7 ndeshjet e para.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...