Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tre fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin

Goce Sedloski nuk do të jetë trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran ka zyrtarizuar këtë të mërkurë ndërprejen e marrëveshjes me teknikun maqedonas, vetëm pak muaj pasi u afrua.

Ndonëse Vllaznia arriti që të siguronte një biletë për në kualifikueset e Conference League, paraqitjet e skuadrës ishin larg pritshmërive. Në njoftimin e klubit veçohet se Seldoskit i ka përfunduar kontrata dhe nuk do të vijohet bashkëpunimi.

Sedloski u afrua tek Vllaznia në fillimin e muajit prill, duke zëvendësuar Mirel Josën. Në aventurën e tij tek kuqeblutë ai arriti 3 fitore në 11 ndeshje, barazoi 4 sfida dhe humbi 4.

Lexo edhe:

Njoftimi i Vllaznisë: 

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....