Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tre gola dhe penallti e humbur, Sterling “shkatërron” Norwichin e Rashicës  

Manchester City ka realizuar poker golash në takimin e raundit të 25 të Premier League ndaj Norwich, ndërsa ka mbajtur të paprekur portën e saj.

Kjo ndeshje është dominuar thuajse e gjitha nga “Citizenët”, duke e bërë ekipin e “kanarinave” të dukeshin si inegzistent në fushë, përfshirë këtu edhe sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.

Episodin e golave për City-n e nisi Sterling, i cili pas një koordinimi me Walker i dha avantazhin miqve në minutën e 31’.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin minimal 0-1 dhe do të duhet minuta e tretë e pjesës së dytë që Manchester City të dyfishonte rezultatin me golin e Foden.

Kjo ndeshje mund të cilësohet si takimi I super formës së Sterling, lojtari kombëtares angleze do të shënonte sërish për ekipin e tij në minutën e 70’ duke i dhuruar golin e tretë dhe të dytin personal.

Megjithatë në minutën e 90’, anglezi humbi një penallti, që e tronditi pak,por vetëm sekonda më pas ai do ta kompesonte atë humbje, duke dhuruar golin e katërt “Qytetarëve” dhe në fund e finalizoi këtë takim me një karton të verdhë në minutat shtesë.

Pas këtij takimi City shkon në kuotën e 63 pikëve në krye të renditjes së Premier League, ndërsa Norwich qëndron i 18-ti me 17 pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...