Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

3 gola për 3 pikë shprese, Vllaznia ‘shtang’ Flamurtarin

Vllaznia është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Flamurtarin, në ‘Loro Boriçi’. Nën një atmosferë fantastik, në Shkodër, ishin miqtë ata që dominuan sfidën në minutat e para. Shkodranët u zgjuan në minutën e 13’, teksa fantazisti Vucaj shënoi një gol mjaft të bukur nga një goditje dënimi në rreth 30 metra distancë nga porta.

Më pas Sukaj pati një mundësi të mirë për të dyfishuar, por Qirko ndali mjaft bukur goditjen e tij. Gjithsesi, qendërsulmuesi shkodran nuk gaboi në minutën e 37’, teksa pasi u shërbye nga Krymi, goditi me të majtën dhe shënoi golin e dytë.

Edhe pjesa e dytë nisi me vrull për vendasit, që shënuan edhe golin e 3-të, sërish me anë të Sukajt, që gjuajti me kokë topin e ardhur nga e djathta e sulmit dhe e dërgoi në rrjetën e Qirkos.

Pas këtij momenti Flamurtari thuajse u dorëzua dhe pati vetëm një mundësi shënimi, por topi u grushtua mjaft bukur nga portieri Sherri. Nga ana tjetër, Vllaznia shpërdoroi disa mundësi për të shënuar golin e 4-t, mes tyre edhe një 11-metërsh të ekzekutuar nga Gilman Lika, me topin që u përplas në traversë.

Kjo ishte fitorja më e thellë sezonale për Vllazninë dhe njëkohësisht humbja më e thellë sezonale për Flamurtarin e Duros, që deri para kësaj sfide, kishte pësuar vetëm 13 gola dhe krenohej me mbrojtjen e pathyeshme.

Gjithashtu, kjo sfidë pati edhe një risi transmetimi nga Supersport dhe Digitalb, që pasqyruan ndeshjen me plot 16 kamera, përsëritje nga kënde të ndryshme, por edhe xhiro të ngadalësuara, për të shijuar çdo moment.

Pas javës së 23-të, Flamurtari mbetet në vendin e 3-të, me 36 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e 8, por tani me 3 pikë më tepër se Teuta e parafundit.

Luftëtari prek Europën, gafa e Gjonikajt nderon bluzinjtë

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...