Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

3-golësh në debutim, Latifi shkëlqen te Sheriffi!

Debutim ëndrrash për Liridon Latifin me fanellën e Sheriffit të Tiraspolit. Ish-lojtari i Skënderbeu realizoi tre herë në fitoren e thellë që skuadra e tij regjistroi në Kupën e Moldavisë ndaj modestëve të FC Sireci me rezultatin 15-0. Kualifikimin për në raundin tjetër Sheriffi e kishte siguruar që në ndeshjen e parë në transfertë të cilën e kishte fituar me shifrat 12-0 ndërsa këtë herë rezultati ishte më i thellë. Pak ditë më parë Liridon Latifi la skuadrën hungareze Puskas Akademia për t’u transferuar te kampionët e Moldavisë Sheriff Tiraspol ku pritet të luajë një rol protagonisti në këtë sezon dhe këtë e tregon mësëmiri fakti që 25-vjeçari e nisi me një tregolësh, aventurën e tij moldave.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...