Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

3 milionë euro dëmshpërblim, Vidal e mbyll me Barçën, prenotohen vizitat mjekësore tek Interi

Telenovelës “Arturo Vidal” i erdhi fundi. Mesfushori kilian ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për ndërprerjen e kontratës, duke paguar 3 milionë euro. Sapo të hidhte e zeza mbi të bardhë, si menjëherë do të bëhet lojtar i Interit.

Përfaqësuesit e lojtarit e konsiderojnë më 99% të mbyllur aventurën me “blaugranat”, madje brenda dy ditëve të ardhshme pritet që 33-vjeçari të kalojë vizitat mjekësore te klubi italian e më pas të firmosë kontratën.

Vidal dhe menaxheri i tij Fernando Felicevich kanë pasur prej kohësh marrëveshje me Interin, për një kontratë dyvjeçare me pagë 6 milionë euro neto në sezon, plus bonuset, dhe me mundësinë e rinovimit edhe një vit.

Antonio Conte mezi pret të përqafojë mesfushorin e tij dhe ta ketë në dispozicion për Inter-Fiorentina dhe Benevento-Inter, dy angazhimet e para zyrtare të zikaltërve në Serinë A për këtë sezon.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...