Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

3 ndeshjet e radhës, vendosin fatin e Apolonisë!

Dhe vjen një moment që dëshira nuk mjafton, pavarësisht se t’i po përpiqesh shumë për ta arritur e mira është që gradualisht të pranosh realitetin t’i dorëzohesh fatit tënd. Një gjë të tillë duhet të bëjë Apolonia. Nga java në javë shpresat për të qënë edhe për një tjetër vit mes më të mirëve të futbollit shqiptar po shuhen. 9 pikë larg zonës play out nuk janë edhe aq shumë por për shkurtuar këtë distancë nevojitet më shumë sesa fakti që të japë më të mirën e mundshmE në fushën e blertë, nevojitet një mrekulli. Për të ndodhur kjo duhet të keshë më shumë sesa fat, teksa as kalendari nuk i vjen në ndihmë fierkave. Teuta, Vllaznia, Bylis. Këto janë tre përballjet e ardhshme.

Dy të parat dihet farë mirë që për objektivat që kanë kurrsesi nuk do t’i lejonin vetes hapa fals dhe të njëjtën gjë nuk do të bëjë as Bylis, me ballshiotët që po përjetojnë një moment tepër pozitiv dhe që gradualisht po blindojnë zonën play out e që ndoshta mund të sigurojnë edhe mbijetesën pa qënë nevoja për një sforco edhe më të madhe përmes vendit të 8-të. Apolonia tashmë do të përpiqet të bëjë çmos në javët e mbetura, por e ardhmja premton pak për të shpresuar tek mrekullia.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...