Çekia apo Moldavia? Skuadra e dytë e grupit E që do t’i bashkohet Shqipërisë në Euro 2024, do të mësohet sonte pas “finales” në Olomouc.
Vendasit luajnë për dy rezultate, ndërkohë që moldavët, një nga surprizat e këtyre eliminatoreve, kanë fitoren alternativë të vetme.
Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy ka larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar tre futbollistë për shkak të thyerjes së Kodit të Sjelljes.
Jakub Brabec, Vladimir Coufal dhe Jan Kuchta e kaluan mbrëmjen e së shtunës duke festuar.
Futbollistët konsumuan alkool deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, veprim për të cilin janë përjashtuar nga Kombëtarja.
Lexo edhe:
- Formacioni i mundshëm, Shqipëria me gjashtë ndryshime ndaj Ishujve Faroe
- FOTO/ “E dua kombëtaren me gjithë zemër”, Broja: Qarkullojnë shumë të pavërteta
- Zyrtare/ Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar
- Plas te Çekia, trajneri përjashton 3 futbollistë para finales me Moldavinë
“Kemi besim se të hënën do të hedhim hapin e fundit dhe do të festojmë kualifikimin në Euro 2024. Sigurisht që është surprizë fakti që Polonia mbeti jashtë.
Pasi ata ishin favoritët e mëdhenj të grupit tonë. Moldavia ka bërë shumë mirë, mos të harrojmë që ata i morën 4 pikë polakëve.
Kështu që nuk na pret një ndeshje pa probleme ndaj tyre, por na mjafton edhe barazimi”, u shpreh Silhavy.
Çeki-Moldavi do të transmetohet live në SuperSport 5. Duke nisur prej orës 20:45.
