Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

30 mijë € investim, Ballkani blen ish-mesfushorin e Tiranës

Ballkani po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Champions League, ku do të ndeshet me Ludogorets (Bullgari) që në turin e parë. Me skuadrën e Ilir Dajës, së cilës do t’i bashkohet dhe një tjetër lojtar cilësor.

Burimet të sigurta bëjnë me dije se Vesel Limaj do të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i kampionëve të Kosovës. Mesfushori, cili u shpall kampion me Tiranën (2022), luan prej pak muajsh me Hermannstadt, Rumani. Ku ka dhe një vit kontratë.

Lexo edhe: 

Megjithatë, aventura e Limajt në futbollin rumun do të përfundojë shpejt. Ballkani do të paguajë rreth 30 mijë euro për shërbimet e futbollistit.

Limaj është aktivizuar tri sezone me Kukësin, duke fituar Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë që në një edicion e gjysmë mbajti veshur fanellën e Tiranës. Me bardheblutë fitoi titullin dhe Superkupën e Shqipërisë.

26-vjeçari është formuar si futbollist në akademinë e Hamburg (Gjermani), ndërsa provoi edhe një eksperiencë me Horn (Austri). Përpara se të bëhej pjesë e Bylisit në Superiore.

Mesfushori ka pasaportë gjermane, megjithatë ai është nga Malisheva, zonë shumë pranë Therandës. E praktikisht do të jetë një kthim në shtëpi për të. Për Limajn do të ishte hera e parë që do të luante në kampionatin e Kosovës.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...