Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“30 mijë fëmijë mes bombave”, Mkhitaryan: Në Armeni po bëhet gjenocid!

Konflikti mes Armenisë dhe Arzerbajxhanit është përshkallëzuar përsëri. Rajoni Nagorno-Karabakh mban në tension dhe luftë prej vitesh dy shtetet.

Azerbajxhani ka rinisur operacionet ushtarake, ndërkohë që armenët etnikë të Nagorno-Karabakh bëjnë thirrje për armëpushim.

“Synohet spastrim etnik”, deklaroi Nikol Pashinyan, kryeministri armen. Ndërkohë që në kampin tjetër theksojnë se kanë marrë masa anti-terroriste.

Në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar edhe Henrikh Mkhitaryan, futbollisti armen i Interit, i cili shkëlqeu në suksesin 5-1 kundër Milanit në derbi. Me dy gola dhe një asist.

Lexoni edhe:

120 mijë civilë, mes të cilëve 30 mijë fëmijë, ndodhen nën sulm ushtarak. Azerbajxhani ka rifilluar luftën kundër Nagorno Karabakhut, duke bombarduar civilët dhe infrastrukturën.

Pas nëntë muajsh embargo tregtare, zi buke dhe mohim të ndihmës humanitare. Siç shprehen edhe ekspertët, bëhet fjalë për gjenocid.

U bëj thirrje tifozëve, botës së sportit dhe shtypit që të reagojnë dhe të ndihmojnë në përhapjen e fjalës për rivendosjen e paqes.

Një fëmijë është vrarë, teksa janë plagosur edhe 11 të tjerë”, thekson futbollisti i njohur në thirrjen dhe qëndrimin e tij të fortë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...