Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

30 mijë tifozë në prezantimin e Lewandowskit, polaku ka një premtim për ta (video)

Robert Lewandwoski u prezantua zyrtarisht si lojtar i Barcelonës para një turme prej 30 000 tifozësh në stadiumin “Camp Nou”, ku fjalët e para i dha në dialektin katalan: “Estic molt content” (jam shumë i lumtur), duke shtuar: “Faleminderit shumë”.

Sulmuesi polak, më pas foli në në anglisht, duke pranuar se është nder të jesh lojtar i Barcelonës: “Ka qenë një rrugë e gjatë, por në fund jam këtu. Jam shumë i lumtur. Jam i sigurt që do të shënoj shumë gola në këtë stadium. Pres mbështetjen tuaj”, – u tha ai tifozëve.

https://twitter.com/i/status/1555508084440809473

Përpara një turme të tillë, Lewandowski pranoi se “është e pabesueshme të shohësh kaq shumë tifozë në këtë stadium. Është shumë e veçantë për mua. Jam i sigurt se çdo ndeshje në “Camp Nou” do të jetë magjike. Shpresoj të fitojmë tituj. Unë e di që tifozët do të vijnë në stadium të dielën për të na dhënë mbështetjen e tyre. Jam i sigurt se ndeshjen e fundit para fillimit të sezonit ata do të vijnë për të na brohoritur, është shume e rëndësishme”.

https://twitter.com/i/status/1555503407292710912

Robert Lewandowski zbuloi gjatë prezantimit të tij te Barça se do të mbajë mbi fanellë numrin 9, atë që deri tani e ka mbajtur Memphis Depay. Arsyeja ka të bëjë kryesisht me marketingun, sepse tifozët e Barçës, anembanë botës, janë të prirur të blejnë pikërisht fanellën me numër 9.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Memphis do të qëndrojë te Barça dhe nëse po me çfarë numri mbi shpinë.

 

https://twitter.com/i/status/1555507007565750275

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...