Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“30 minutat e para vendimtare”, Memelli: Ftohje me tifozët? Jo, e kundërta

Memelli jep lajmin e keq për Krymin
Memelli jep lajmin e keq për Krymin

Vllaznia do të synojë fitoren dhe kualifikimin përballë Linfield. Kuqeblutë e Migen Memellit humbën 3-1 takimin e parë të raundit të parë në Conference League. Që u zhvillua në Irlandën e Veriut.

Të enjten do të luhet takimi i kthimit në “Loro Boriçi”, përballje që do të transmetohet në SuperSport 2, duke nisur prej orës 20:45. Trajneri i Vllaznisë foli në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

Besoj që kjo javë ka qenë një javë reflektimi se si duhet të përmirësojmë gjërat. Dhe çfarë të bëjmë përballë kësaj skuadre. Skuadra është stërvitur shumë mirë, besimi nuk mungon dhe kam besim se çunat do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë.

Nuk kemi ndryshuar shumë, ajo që mendoj dhe besoj është që atmosfera do të në ndihmojë me tifozët. Nisur nga kjo besoj se motivimi do të jetë shumë herë më i lartë se sa ka qenë.

Lexo edhe: 

Formacioni? Nuk e kemi vendosur akoma, sepse është edhe një stërvitje e fundit. Besoj do të vendosim nesër në mëngjes. Për momentin nuk kemi dëmtime. Hakaj ka qenë pak pa qejf nga ndeshja e Belfastit, por është stërvitur rregullisht në ndeshjet e fundit.

Rivalët? Ata krijonin superioritet numerik në mesfushë. Gjithsesi mendoj se nesër do të jetë e menaxhueshme, sepse do të përdorim një strategji të re. Në mënyrën se si do të qasemi ndaj kësaj skuadre.

Ftohje me tifozët? Unë nuk e di që ka ftohje me tifozët, unë eci në rrugët e Shkodrës. Dal gjithmonë nga shtëpia, vij në zyrë dhe kthehem më pas në shtëpi. Dhe shikoj që qytetarët e Shkodrës janë shumë sportdashës.

Nuk kam parë kurrë veprime apo fjalë që janë te pjesa që ka ftohje, përkundrazi na kanë dhënë mbështetje në rrugë, motivim.

Kualifikimi? Gjithmonë ka optimizëm. Se edhe në ditët e fundit të tij kur njeriu ka gjëra madhore, duhet të ketë shpresë dhe shpresa e mban gjallë. Unë besoj te sportistët, e shoh çdo ditë mënyrën se si stërviten ata.

Në futboll gjithçka është e parashikueshme, gjithçka mund të ndodhë, nuk është e thënë që del gjithçka që bëjmë. Por besojmë te skuadra dhe futbollistët. Për sa kohë kemi mbështetjen e tyre dhe të tifozëve, gjërat do të bëjnë mirë.

 

Historia me Vllazninë? Edhe Figo luajti për Barcelonën, nuk kishte histori me Real Madridin, por ai luajti disa vite për Real Madridin.

Nuk besoj se do të ndryshojmë shumë, do të ecim me të njëjtën strategji. Besoj se do të ndryshojmë, se tifozët i kemi në stadium, motivimi do të jetë më i lartë besoj dhe do të bëjmë mirë.

Është shumë i rëndësishëm 30 minutëshi i parë me intensitet të lartë, që të dalim në lojën tonë. Djemtë të luajnë pa presion se në fund futbolli i pranon të gjitha rezultatet. Kjo është një ndeshje që ka vlerë për klubin si nga ana monetare, ashtu edhe psikologjike”, përfundoi Memelli.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...