Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

300 gola në karrierë, Mbappe: Ka “përbindësha” që kanë shënuar nga 850

Franca nuk u përmbajt aspak përballë amatorëve të Gjibraltarit duke fituar 14-0! Skuadra mike luajti me një lojtar më pak prej minutës së 18’, ndërkohë që Kylian Mbappe realizoi tre gola në suksesin e thellë.

Ylli i PSG-së dhe kombëtares së drejtuar nga Didier Deschamps, është ngjitur në kuotën e 300 golave si profesionist. Dhe është ende 24-vjeç. Më shumë se ai (46) me Francën kanë shënuar vetëm Oliver Giroud (56) dhe Thierry Henry (51).

Mbappe foli pas ndeshjes për TF1, aty ku u shpreh: “Është vetëm një pjesë e procesit dhe rrugëtimit tim. Ka lojtarë që kanë shënuar nga 800 apo 850 gola gjatë karrierës së tyre.

Lexo edhe:

Sigurisht që shifra 300 gola është e pabesueshme. Më duhet të vazhdoj kështu përpara, duke u përmirësuar si me klubin ashtu edhe me ekipin kombëtar”, u shpreh sulmuesi i njohur.

Pavarësisht moshës së tij të re dhe arritjeve fantastike, rekordi i golave ​​të francezit është në kontrast të plotë me rekordet e legjendave të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me respektivisht 821 dhe 865 gola.

Objektivi i Mbappe është të vijojë me gola, të fitojë Topin e Artë dhe trofe ekipore, ndërkohë që të gjithë presin me kureshtje se ku do të vijojë karrierën. Pasi në verë i përfundon kontrata me PSG-në.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...