Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Nuk kishte kundërshtarë, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Agim Ademi është rizgjedhur në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar me 42 vota pro dhe një abstenim. Në punimet e Kuvendit, që u zhvillua sot në selinë e FFK-së, morën pjesë 43 delegatë. Këtë aktivitet e nderuan anëtari i KE-së të UEFA-s dhe njëherësh presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përfaqësuesit e FIFA-s, Alessandro Gramaglia e Sofia Malizia, përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Sportit.

Pasi mori besimin e delegatëve të Kuvendit të FFK-së, presidenti Agim Ademi theksoi se ai dhe KE i FFK-së do të punojnë bashkërisht me të gjithë për ta çuar përpara futbollin e Kosovës. “Faleminderit për besimin e dhënë. Këtë mandat të ri nuk e marrë si privilegj, por si obligim të madh. E këtë obligim nuk mund ta kryej pa ju, prandaj ju dua afër vetes. Këtë përgjegjësi dhe ndihmën që ma jepni, unë e marr me shumë seriozitet edhe për ata që kanë mendime ndryshe. Besimin do t’ua kthej të gjithëve me punën time, pasi jam njeri i futbollit dhe jam i lumtur që jam në familjen time apo mos të them në zanatin tim. Kur them në zanatin tim, them pasi jam një jetë në futboll si futbollist, kryetar klubi dhe prijës i federatës. I di hallet e futbollistit, klubit dhe punët e federatës. Di të jem punëtor dhe i mirë me organizatat. Unë jam vullnetar në futboll dhe do të vazhdoj të jem i tillë”, – ka theksuar presidenti Ademi, i cili njëherësh falënderoi UEFA-n, FIFA-n dhe të gjitha institucionet për raportet e shkëlqyeshme dhe përkrahje në mandatin e tij të parë. Presidenti Ademi paraprakisht para delegatëve i ka shpalosur të arriturat dhe projektet e të ardhmes, të cilat synon t’i përmbushë gjatë mandatit të ri katërvjeçar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...