Lojërat Dimërore

32 sportistë rusë apelojnë vendimin

32 sportistë rusë apeluan kundër vendimit të përjashtimit nga Lojërat Olimpike Dimërore, që do të zhvillohen këtë muaj në Korenë e Jugut. Mes tyre bëjnë pjesë gjithashtu edhe disa sportistë, të cilët ishin skualifikuar përgjithmonë, por që javën e kaluar përfituan nga heqja e këtij dënimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Një seancë dëgjimore është programuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, pikërisht dy ditë përpara se të startojë Olimpiada e 23-të Dimërore. Më herët Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ftoi 169 sportistë rusë për të garuar në Lojërat e ardhshme Dimërore si të pavarur, pas pezullimit të Rusisë, për shkak të skandalit të madh të dopingut, që shpërtheu menjëherë pas Olimpiadës së Sochi-t.

Në fakt 43 rusë u përjashtuan përjetë nga Lojërat Olimpike, pas përfundimit të hetimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që nxori në dritë prova të qarta të mbështetjes së dhënë nga shteti, për një pjesë të madhe të sportistëve vendas, nëpërmjet substancave të ndaluara të dopingut, gjatë Olimpiadës së Sochi-t, që u mbajt pikërisht në Rusi 4 vjet më parë.

Të enjten e kaluar, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hoqi skualifikimin për 28 sportistë rusë, duke përkrahur ndërkaq edhe vendimin e 11 sportistëve të tjerë rusë për të apeluar. Historia më pas vazhdoi me kundërpërgjigjen e KON-it, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që hodhi poshtë kërkesën e 13 prej 28 sportistëve të kthyer nga KAS-i, duke i hequr të drejtën e pjesëmarrjes gjithashtu edhe dy trajnerëve, vendim që u mor nga një komision i veçantë, i kryesuar nga ministrja franceze Valerie Fourneyron.

Komisioni i veçantë i ngritur nga KON-i, arriti në përfundimin që vendimi i KAS-it nuk i hoqi aspak dyshimet për përdorim dopingu, nga ana e këtyre sportistëve, vendim që u pasua nga deklarata e vetë presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, që shpjegoi se mos-sanksionimi nga ana e KAS-it jo domosdoshmërisht konfirmon që këta sportistë janë të autorizuar për të marrë pjesë në Olimpiadë, sepse ftesa e pjesëmarrjes sipas 64-vjeçarit gjerman, është një privilegj që mund ta kenë vetëm sportistët rusë që garojnë pastër.

Janë pra plot 32 sportistë që preken në mënyrë të d

rejtpërdrejtë nga një përjashtim i tillë dhe në listën e tyre bën përshtypje emri i Viktor Ahn, 32-vjeçarit të lindur në Seoul, që në Lojërat Dimërore të Sochi-t përfaqësoi Rusinë, duke e mbyllur Olimpiadën me 3 medalje ari dhe një bronzi në disiplinën short track, ndërkaq bashkë me të janë edhe shokët e skuadrës Denis Airapetyan dhe Vladimir Grigoryev, megjithëse prapa nuk mbeten as Anton Shipulin në biatlon, Sergey Ustyugov në garat e gjata të skive si dhe patinatorja Ksenia Stolbova.

Për shqyrtimin e të gjithë këtyre rasteve është ngritur një komision i posaçëm, që do t’i analizojë një e nga një të gjitha kërkesat e 32 sportistëve, ndërkaq Lojërat e 23 Dimërore do të fillojnë në Pyeongchang ditën e premte dhe do të zgjasin deri më datë 25 shkurt.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency