Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

VIDEO/ “Më në fund në shtëpi”, Longo dhe lojtarët e Kukësit shijojnë stadiumin e ri

Ne, të gjithë, jemi shumë të lumtur që më në fund jemi në shtëpi. Ne dhe i gjithë qyteti e kemi pritur shumë këtë moment të veçantë. Do të thyejmë limitet tona në këto ndeshje që kanë mbetur për t’u dhuruar kënaqësi tifozëve, këtij qyteti.

Mund ta ndiejmë nga sytë e njerëzve që ka shumë entuziazëm, kështu që kemi edhe përgjegjësi”, deklaroi ditën e djeshme Diego Longo, trajneri i Kukësit.

Ekipi verilindor do të rikthehet në shtëpi pas 3 viteve shtegtim nëpër stadium të ndryshme. Sot inaugurohet stadiumi “Kukës Arena”, me sfidën e parë që do të zhvillohet ndaj skuadrës së Laçit.

Trajneri italian dhe të gjithë lojtarët e Kukësit kanë zbritur për herë të parë në stadiumin e ri të premten në mbrëmje për të parë ndryshimet në tapetin e blertë, por jo vetëm.

Longo ka postuar një video në faqen e tij zyrtare, aty ku shkruan: “Më në fund në shtëpi”. Asnjë nga lojtarët aktualë nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësit kur stadiumi quhej “Zeqir Ymeri”.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...