Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Empoli gjen zëvendësuesin e Asllanit, do t’i kushtojë 7 mln euro

Presidenti i Empolit ka pranuar marrëveshjen me Interin për shitjen e Kristjan Asllanit, teksa deklaroi se pret me shumë emocion të shohë mesfushorin shqiptar të luajë në Ligën e Kampionëve.

Në të njëjtën kohë, numri një i toskanëve zbuloi edhe pasuesin e Asllanit, që do të jetë pikërisht mesfushori i Cagliarit, Razvan Marin.

Ky i fundit do t’i bashkohet Empolit në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 7 milionë eurove, teksa në fillim të javës së ardhshme janë planifikuar edhe vizitat mjekësore të mesfushorit.

“Jam shumë i emocionuar dhe krenar për Asllanin, që është rritur te ne dhe tani do të veshë fanellën e Interit. Mezi pres ta shoh të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të bëjë një tjetër hap të madh përpara. Për zëvendësuesin, kemi arritur marrëveshjen me Cagliarin për Razvan Marin, që e njeh mirë kampionatin dhe do të jetë vlerë e shtuar për ne”, tha numri një i Empolit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...