Futboll

Firmos me 10 herë kampionët, kapiteni i Uruguait transferohet në Buenos Aires

Diego Godin me skuadër të re. Kapiteni i Uruguait, i cili do të luajë për herë të fundit në një Botëror në Katar 2022, ka firmosur me Velez Sarsfield, dhjetë herë kampionët e Argjentinës.

Mbrojtësi i njohur ishte pjesë e Atletico Mineiro (Brazil) në fazën e dytë të sezonit të fundit, ndërkohë që tani do të provojë për herë të parë emocionet e aktivizimit në Argjentinë.

36-vjeçari ka firmosur deri në dhjetorin e vitit 2023 me klubin nga Buenos Aires, që do të sfidojë River Plate në raundin e 1/8-ve në Kupën Libertadores.

159 ndeshje dhe 9 gola numëron Godin me Uruguaian, ndërkohë që më parë ka luajtur me ekipe si Inter, Atletico Madrid, Villareal, Cagliari, dhe Nacional dhe Cerro në vendlindje.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency