Wilfried Gnonto drejt Premier Leagues. Pas një sezoni si protagonist me zviceranët e Zyrihut dhe debutimit fantastik me përfaqësuesen italiane, sulmuesi i talentuar tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.
Megjithatë së fundi, Sky Sport raporton se Leeds United ka bërë hapa konkrete për të firmosur me talentin italian, teksa ka arritur marrëveshjen me këtë të fundit dhe po negocion me klubin e Zyrihut.
Helvetët synojnë të arkëtojnë të paktën 5 milionë euro nga shitja e kartonit të Gnonto, shifër kjo që nuk përbën asnjë problem për Leeds United, ndaj transferimi mund të kompletohet gjatë kësaj jave.