Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

36 mijë të pranishëm në prezantimin e “El Matador”: Po pres me padurim të vrapoj pas topit

Çmenduri në prezantimin e Edinson Cavanit në Boca Juniors. Në stadium mitik, Bonbonera, ishin të pranishëm plot 36 mijë tifozëve të skuadrës së kryeqytetit Buenos Aires, ku “El Matador” ka vendosur të vijojë karrierën.

“Po pres me padurim të vrapoj pas topit, të luaj tani”, ka nënvizuar sulmuesi 36-vjeçar uruguaian, i cili ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Tani për tani, “El Matador” do të duhet të presë 9 gushtin, datën e ndeshjes së dytë të fazës të Copa Libertadores, kundër Nacional (Uruguaj). Cavani nuk ka udhëtuar për në Montevideo, ku të enjten do të luhet ndeshja e parë.

Prioriteti i Cavanit është të fitojë formën fizike, pasi për herë të fundit në një ndeshje zyrtare luajti më 28 maj, duke hyrë në fushë në minutën e 82′ në duelin Valencia – Espanyol (2-2), për javën e parafundit të La Ligas.

Lexo edhe:

Në seancën e parë stërvitore të zhvilluar të martën me bashkëlojtarët e rinj, Cavani, i cili zotëron fanellën me numrin 10, është takuar me trajnerin Jorge Almirón.

Boca Juniors është klubi i shtatë i Cavanit, i cili ka luajtur herët me Danubio (Uruguaj), Palermo dhe Napoli (Itali), PSG (Francë), Man. United (Angli) dhe Valencia (Spanjë).

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....