Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Super Balliu, Sevilla “blozë” në shtëpi! Spektakël pa gola në “Craven Cottage”

Sevilla vazhdon të vuajë në La Liga, ndërkohë që përfundoi pa gola përballja e Premier League mes Fulhamit dhe Evertonit. Skuadra e Jorge Sampaoli humbi 0-1 në “Ramon Sanchez Pizjuan” përballë Rayo Vallecanos, që vazhdon të shfaqet kockë e fortë në ndeshjet e mëdha.

Alvaro Garcia realizoi golin e fitores për ekipin mik pas një ore lojë, ndërkohë që Ivan Balliu, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, zhvilloi një ndeshje fantastike dhe ishte ndër më të mirët në fushë. Sevilla “qan” rastin flagrant të Rafa Mir (51’), me sulmuesin që nuk shënoi dot me portën e boshatisur.

 

Skuadra andaluziane vazhdon të vuajë në fushën e vet, aty ku nuk ka fituar akoma këtë sezon në kampionat. Sevilla ka marrë vetëm një pikë në tri sfidat e fundit dhe për momentin renditen në vendin e 16-te me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 12 javë kampionat, ndërsa Rayo arriti fitoren e pestë dhe pozicionohet në vendin e tetë me 18 pikë. Skuadra udhëtuese u rikthye të fitonte në stadiumin e Sevillas pas plot 22 vitesh.

 

Edhe pse dy skuadrat krijuan raste të shumta për gol, Fulhami dhe Evertoni nuk gjetën dot rrugën e rrjetës dhe në fund u mjaftuan me nga një pikë. Takimi i luajtur në “Craven Cottage” prodhoi emocione të forta, por asnjë gol.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...