Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

4 fitore në një raund, Seria A rikthehet frikshëm pas 13 vitesh

NAPLES, ITALY - OCTOBER 03: Lorenzo Insigne of SSC Napoli vies Jordan Henderson of Liverpool during the Group C match of the UEFA Champions League between SSC Napoli and Liverpool at Stadio San Paolo on October 3, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Futbolli italian po kthehet aty ku i takon. Ose të paktën, kështu duket. Që prej 13 vjetësh, katër skuadra të Serisë A nuk fitonin të gjitha ndeshjet e tyre në fazën e grupeve të Champions League. Në sezonin 2005-2006 të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, ishin Milani, Interi, Juventusi e Udinese që cilat fituan ndeshjet e tyre, ndërkohë këtë mesjavë flamurin italian e mbajtën lart Juventusi, Roma, Interi dhe Napoli.

Nëse bardhezinjtë e kryeqytetasit arritën fitore të pastra, përkatësisht 3-0 kundër Young Boys e 5-0 kundër Viktoria Plzen, zikaltrit e napolitanët arritën pa dyshim fitoret më të vështira. Për të dytën ndeshje radhazi në Champions, ekipi i Spallettit ktheu rezultatin nga 1-0 në 1-2, ndërkohë të kaltrit e Ancelottit mundën 1-0 nënkampionët e Evropës, Liverpoolin, me golin e Insignes në minutën e 90-të.

Prej vitesh skuadrat e Gadishullit Apenin kanë vuajtur në Europë, ku pas fitores së Interit në 2010-ën, rezultatet më të kënaqshme kanë qenë finalet e humbura nga Juventusi, kundër Barcelonës në 2015-ën e Realit në 2017-ën. Dikur, Seria A konsiderohej si kampionati më i fortë në botë, ku skuadrat shkëlqenin jo vetëm në Itali. Në atë kohë luanin kampionë si Vieri, Shevchenko, Del Piero apo Totti, lojtarë të cilët ishin të aftë të ndryshonin të vetëm fatin e një ndeshjeje.

Ndoshta katër fitoret e arritura këtë mesjavë nuk do të thotë se klubet italiane do të rikthehen të dominojnë Europën, por, pa dyshim, ky është një hap më tej drejt rikthimit mes më të mirëve. Gjithsesi, kjo nuk është rastësi, pasi që nga ky sezon edhe Seria A është përforcuar ndjeshëm dhe është kthyer në një kampionat emocionues dhe me shumë rivalitet falë investimeve që kanë bërë skuadrat kryesore.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...