Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

4 gola me vleren e 6 pikëve, Cara “vesh kostumin e Superheroit” për Partizanin

Triumfi i fundit në kampionat ndaj Teutës me rezultatin 2-1, mendohet të jetë edhe pika e kthesës së sezonit për Partizanin. Kjo më shumë për arsyen se si erdhi trepikëshi ndaj Djemve të Detit. Të kuqtë ia dolën të përmbysnin rezultatin vetëm në ekstremin e minutave të një ndeshje duke realizuar në të 90-tën dhe të 96-tën.

Heroi për kryeqytetasit ishte Tedi Cara, i cili me një lëvizje mashtruese brenda zonës, nxorri jashtë loje Dajën dhe Idrizajn teksa mposhti me një goditje tokazi portierin Qirko.

Për sulmuesin ky ishte goli numër katër në këtë sezon (nga 10 që ka shënuar Partizani) dhe nëse i hedhim një sy ndeshjeve në të cilat 21-vjeçari ka shënuar atëherë kupton se të gjitha realizimet e tij janë përkthyer në pikë për të kuqtë. Kështu, Cara ka shënuar në barazimin 1-1 ndaj Kukësit, në barazimin 1-1 ndaj Egnatias si dhe në barazimin po me rezultatin 1-1 ndaj Laçit. Ndërsa, ndaj Teutës erdhi edhe goli trepikësh.

Kështu, me një matematikë të thjeshtë, talenti kavajas i ka dhuruar Partizanit gjashtë pikë deri në këtë pikë të sezonit, ose e thënë ndryshe 50% të pikëve që kanë mbledhur të kuqtë,12 pikë.

Të kuqtë renditen aktualisht në vendin e gjashtë të klasifikimit, ndërsa pa golat e Carës, renditja do të ishte katastrofë, ndërsa do të linin pas vetëm Kastriotin që aktualisht ka pesë pikë.

Ndaj, me formën që po tregon në këtë sezon, pavarësisht moshës dhe eksperiencës, Cara duket se është gati të marrë rolin e liderit në skuadër, edhe pse me siguri do të ketë nevojën për ndihmën e shokëve të repartit si Stenio Junior, Mala apo edhe Rrapaj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...