Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

4 gola në 26 minuta, Interi përmbys Torinon, Roma bën detyrën ndaj Parmës

Inter me dy fytyra në sfidën e “San Siros” me Torinon, të cilën zikaltrit e fituan me përmbysje 4-2. Skuadra e Conte zhvilloi një pjesë të parë të dobët, madje u ndëshkua me gol në fundin e saj, me topin që u dërgua në rrjetë nga Zaza. Sikur të mos mjaftonte disavantazhi i pjesës së parë, zikaltrit pësuan të dytin në minutën e 62-të me 11-metësh, që u akordua nga kryesori për ndërhyrje të gabuar të Ashley Young vetëm pas sinjalizimit të sistetim VAR.

Pikërisht pas këtij momenti zgjohet Interi, shkurton në 1-2 diferencën me Alexis Sanchez dhe në të 67-ën barazon me penallti me Romelu Lukakun, edhe në këtë rast pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Në të 84-tën Interi fitoi një penallti me ndihmën e VAR-it, e shndërruar në gol nga Lukaku ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt skuadra e Contes kundërsulmoi nga e majta e sulmit me sulmuesin belg, që bën më të mirën duke pasuar në qendër për Lautaron, i cili e pati të lehtë të shënonte golin e 4-2 dhe të pestin personal në këtë kampionat.

Roma i mbylli llogaritë me Parmën në “Olimpico” brenda 40 minutave lojë, duke shënuar plot tre gola. E hapi serinë Mayoral, për t’ia lënë skenën armenit Mkhitaryan, që shënoi dy herë brenda tetë minutave lojë (32’ dhe 40’). Verdhekuqtë u mjaftuan me rezultatin e pjesës së parë (3-0), me shifrat që mbetën të pandryshuara gjatë 45 minutave të dyta.

Fitore me përmbysje e Bolognas në fushën e Sampdorias me rezultatin 1-2. Thorsby u dha epërsinë vendasve që në minutën e 7-të, por autogoli i Reginit në fundit e pjesës së parë dhe finalizimi i Orsolinit në pjesën e dytë kthyen ndeshjen në favorin e skuadrës së drejtuar nga Sinisa Mihajlovic.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...