Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

4 gola në “Arena Egnatia”, por vllazërorja e 19-vjeçarëve të Shqipëri-Kosovë mbyllet pa fitues

Përfaqësueset U-19 të Shqipërisë dhe Kosovës e kanë mbyllur miqësoren e dytë mes tyre me barazimin 2-2.

Pjesa e parë e takimit që u luajt në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë u dominua nga skuadra “kuqezi”, e cila bëri një lojë të bukur, rrezikoi dhe krijoi raste, por që nuk mundi të finalizonte. Fati në këtë fraksion ishte nga ana e “dardanëve”, të cilët morën avantazhin në minutën e 40-të falë golit të realizua nga Jahmurataj.

Ndërsa në pjesën e dytë Kosova do të ishte më kërcënuese, teksa përfaqësuesja e Shqiptare u tregua më e saktë përballë portës.

“Kuqezinjtë” barazuan në minutën e 51-të me Tomën që qetësoi situatën te Shqipëria, ndërsa në minutën e 59-të Daka do të dyfishonte rezultatin për ekipin e trajnerit Cungu, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë ky avantazh nuk zgjati shumë, pasi vetëm katër minuta më pas Rashica do të barazonte rezultatin.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore që luhet mes U-19 të Shqipërisë dhe Kosovës, pasi janë përballur edhe më 26 mars, takim që u fitua me rezultatin 0-2 nga “dardanët”, me golat që i shënuan Maloku në minutën e 28’ dhe Toverlani në minutën e 55’. Këto miqësore janë teste për të dyja përfaqësueset përpara ndeshjeve zyrtare.

Shqipëria mbylli edhe grumbullimin një javor që i ka shërbyer Armando Cungut dhe stafit kuqezi të shohë skuadrën në kuadër të përgatitjeve për turneun eliminator të UEFA-s që do të zhvillohet në muajin shtator në Belgjikë ku Shqipëria U-19 do të luajë ndaj vendasve, Spanjës dhe Rusisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...